Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Ndryshimi drastik i këngëtares, si ja doli të humbte 45 kg në pak muaj

Ndryshimi drastik i këngëtares, si ja doli të humbte 45 kg në pak muaj

21:03, 30/09/2020
A+ Aa A-

Këngëtarja dhe aktorja, Jessica Simpson, pak ditë më parë publikoi një foto në Instagram, ku dukej në super formë. 

Ajo u shfaq me një kostum sportiv dhe me një pozicion të yoga-s.

“Duke filluar javën me një mendim luftëtari dhe bukurinë e perëndimit të diellit..”.

Që nga lindja e fëmijës së saj të tretë, në mars të vitit 2019 këngëtarja i është rikthyer rregullisht palestrës dhe në vetëm 6 muaj pas lindjes, ajo zbuloi se kishte humbur 45.3 kilogramë.

Në fillim të këtij viti, trajneri i saj, Harley Pasternak, zbuloi disa sekrete për humbjen e peshës së Simpson.

Sipas tij, ajo ka nisur të bëjë rregullisht 6000 hapa, fillimisht, e më pas deri në 14.000 hapa çdo ditë.

Ai gjithashtu këshilloi njerëzit të flenë mirë dhe të kenë një cikël të rregullt gjumi, të hanë mes-vakte të shëndetshme, si bajame dhe të konsumojnë tre vakte të mbushura me proteina çdo ditë. Sigurisht, edhe të vënë trupin në lëvizje me ushtrime. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco