Ndahet nga jeta kompozitori i njohur

Ndahet nga jeta kompozitori i njohur

17:31, 30/09/2020
A+ Aa A-

Kompozitori që shkroi “The Ghetto” dhe “A Little Less Conversation” për Elvis Presley, ka ndërruar në moshën 78 vjeçare.

Mac Davis vdiq ditën e martën pas një operacioni në zemër, u shpreh menaxheri i tij Jim Morey.

“Ai ishte një legjendë e muzikës, por puna e tij më e rëndësishme ishte si një burrë, baba, gjysh dhe mik i dashur. Do të më marrë malli për të qeshur për fatkeqësitë tona në rrugë dhe sensin e tij të zgjuar të humorit”, tha Jim Morey.

Mac Davis, është një emër i njohur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ai kishte shfaqjen e tij televizive në vitet 1970 dhe një varg hitesh solo, duke përfshirë “Baby Don’t Get Hooked On Me”.

Ai gjithashtu u shfaq në shfaqje televizive si Fargo dhe Murder, dhe po ashtu realizoi një këngë me Aviciin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco