Monica Bellucci feston ditëlindjen/ E pabesueshme sa vjeç bëri aktorja

Monica Bellucci feston ditëlindjen/ E pabesueshme sa vjeç bëri aktorja

15:41, 30/09/2020
A+ Aa A-

Për aktoren italiane Monica Bellucci vitet nuk janë gjë tjetër, veçse shifra. Ajo festoi sot ditëlindjen e saj dhe mbushi 56 vjeç. Dhe nëse nuk do të ishte vetë Monika ajo që do ta pohonte këtë, me siguri askush nuk do ta besonte!

Gjatë një interviste për “Vogue Arabia”, Monica rrëfeu se gjithmonë i ka pëlqyer të kujdeset për vetën, sidomos për lëkurën, por nuk është e fiksuar pas moshës.

 “Mendoj se me humbjen e rinisë, jeta të jep mundësinë të vëresh dhe shikosh perspektiva të reja, Kjo do të thotë që të fitosh privilegjin e eksperiencës dhe të pjekurisë", shprehet ajo.

Ndërkohë në një intervistë për revistën “Grazia UK” Bellucci ka rrëfyer dhe disa sekrete të vogla të jetës së përditshme, truke këto që e ndihmojnë të ndihet mirë.

“Më pëlqen të bëj pilates, të notoj, ose thjesht të bëj një banjë të ngrohtë. Është shumë e rëndësishme të marrësh energji të reja, duket sikur rilind,” tregon ikona e bukurisë.

Nuk e dimë nëse Monica freksinë dhe rininë e ka të trashëguar apo të fituar por ajo çfarë dihet është se aktorja duket në super formë!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco