35-vjeçari në një romancë me 80-vjeçaren:Të shkojë në ferr ai që dyshon në dashurinë tonë

35-vjeçari në një romancë me 80-vjeçaren:Të shkojë në ferr ai që dyshon në dashurinë tonë

14:35, 30/09/2020
A+ Aa A-

Me plot 45 vite diferencë në moshë, ky është çifti më i përfolur aktualisht.

Mohamed Ahmed Ibriham, 35 vjeç është një djalë nga Egjipti dhe partnerja e tij Iris Jones, 80 vjeçe, nga Britania .

Ata u njohën në rrjetin social Facebook vitin e kaluar. 80-vjeçarja u zhvendos për hir të dashurisë nga Britani drejt Egjiptit.

Të shumta kanë qenë reagimet në rrjet sapo ndjekësit u njiohën me çiftin dhe po ashtu nuk kanë munguar as ftesat për intervista.

Në intervistën e fundit që çifti u shfaq në Kairo, Mohamed shpërtheu me zemërim ndaj atyre që e kritikojnë, duke mbrojtur marrëdhënien e tyre dhe duke i thënë kujtdo që dyshon në dashurinë e tij për Irisin ‘të shkojë në ferr’.

Kur u pyet se pse ai është aq i vendosur  të martohet me Iris, Mohammed vendosi të injorojë pyetjen, duke sqaruar se është vërtet i dashuruar me Iris.

Mohammed vazhdoi: “Dashuria nuk njeh ndonjë ndryshim midis moshës, apo vendeve që është jeta jonë, Iris më zgjodhi mua dhe unë Iris”.

Marrëdhënia e çiftit u vu në qendër të vëmendjes në fillim të këtij viti kur Iris shkoi në ITV This Morning për të diskutuar hendekun e madh të moshës dhe përfundoi duke zbuluar detaje të jetës së tyre seksuale.

Çifti bashkëjeton por akoma nuk ka lidhur kurorë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco