Të pathënat e Mariah Carey/ Nga dhuna deri tek tradhëtia nga ana e këngëtares

Të pathënat e Mariah Carey/ Nga dhuna deri tek tradhëtia nga ana e këngëtares

12:10, 30/09/2020
A+ Aa A-

 Ylli i muzikës mbarë botërore Mariah Carey, po zbulon çdo të ditë e më shumë të pathënat nga jeta e saj.

“The Meaning of Mariah Carey” është autobiografia e këngëtares e cila ka dalë në treg të hënën.

Në një pjesë të saj Mariah Carey ka folur për tradhëtinë ndaj ish bashkëshortit, rehabilitim, dhunën në familje dhe në fund për divorcin e saj.

“Më mbante larg miqve dhe ‘familjes’ time të vogël që kisha,”- rrëfeu këngëtarja. “Nuk mund të flisja me askënd që nuk ishte nën kontrollin e Mottolas. Nuk mund të dilja ose të bëja asgjë me askënd. Nuk mund të lëvizja lirshëm në shtëpinë time” , ka treguar Mariah, e cila pretendon se Mottola po kontrollonte jetën e saj.

Ajo rrëfeu se gjatë martesës, mbajti një çantë të mbushur me rroba poshtë shtratit, që ta kishte gati nëse do t’i duhej të arratisej.

Këngëtarja, gjatë kësaj kohe ishte në një martesë me poducentin e muzikës Tommy Mottola kur ajo ishte vetëm 23-vjeç dhe ai ishte 43-vjeç.

Por duket se Mariah i tronditi të gjithë me rrëfimin mbi faktin se ka tradhëtuar ish-bashkëshortin me lojtarin e New York Yankees, Derek Jeter.

Këngëtarja e quajti tradhtinë si “katalizatori që i duhej për të dalë nga kontrolli i Mottolas”.

Ndërkohë, producenti i muzikës nuk iu është përgjigjur publikisht pretendimeve në libër, por është shprehur se 'i uron Mariah Carey dhe familjes së saj më të mirat'.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco