Ish gruaja e Flavio Briatorit  trondit me rrëfimin e saj për gjëndjen e  Schumacherit

Ish gruaja e Flavio Briatorit trondit me rrëfimin e saj për gjëndjen e Schumacherit

10:01, 30/09/2020
A+ Aa A-

Gjatë shfaqjes së Big Brother Vip 2020, Elisabetta Gregoraci, ish gruaja e Flavio Briatorit ka folur për kushtet e rënda të Michael Schumacherit.

Gregoraci është shprehur se ish shoferi i Formula 1 nuk flet dot, komunikon vetëm me anë të një komunikuesi okular, që aktivizohet me një levizje të vetëm të pupilës së syrit.

Por jo vetëm kaq ajo tregoi që tashmë ai së bashku me gruan e tij Corinnën janë transferuar në Spanjë, në një vilë në ishullin e Majorkës.

‘Gruaja e tij e ka kthyer shtëpinë në një spital dhe vetëm tre njërez mund ti bëjnë vizita dhe unë e di se kush janë’.

Njeri prej tyre është sigurisht Jean Todt ish menaxheri i përgjithshëm i ekipit Maranello i cili u shpreh së fundmi:

‘Ai është në luftë me jetën, ne vetëm mund të qëndrojmë pranë tij’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco