'Kam dëgjuar zëra demonësh', këngëtarja shqiptare tregon eksperiencën e frikshme

'Kam dëgjuar zëra demonësh', këngëtarja shqiptare tregon eksperiencën e frikshme

07:56, 30/09/2020
A+ Aa A-

Përmes postimeve në Instastory, Beatrix Ramosaj ka treguar se këto kohë nuk e ka bërë gjumin aspak rehat për shkak të disa shqetësimeve.

Këngëtarja ka rrëfyer se ka përjetuar paralizën e gjumit dhe ka treguar figurat apo zërat që ka dëgjuar, një eksperiencë kjo e frikshme që i ndodh shumë njerëzve.

"Jam shumë e inatosur kam probleme me gjumin prej javësh. Nuk kam pasur probleme me paralizën e gjumit prej muajsh, por çdo mbrëmje është ende një luftë. Kam shmangur fjetjen me kurriz prej muajsh për shkak të paralizës së gjumit. Gjëja më e keqe. Kam nisur të fle me diçka para pë të mbuluar fytyrën, ndryshe nuk mund ta përballoja.

Nuk e dija që njerëzit e tjerë e kanë parë burrin me kapele gjatë paralizës së gjumit, por tani jam sërish e frikësuar. E pashë një herë në fillim dhe kurrë më. Mbrëmjen tjetër nisa të dëgjoja zëra jo tokësor. E kam përjetuar disa herë dhe dëgjimi i zërave djallëzorë dhe ndjenja e një pranie të errët është vetëm një pjesë e saj", ka rrëfyer Beatrix.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco