Këta janë personat më të admiruar të 2020-ës

Këta janë personat më të admiruar të 2020-ës

21:29, 29/09/2020
A+ Aa A-

Sipas një sondazhi të YouGov – kompani britanike ndërkombëtare mbi hulumtimin e tregut dhe analizën e të dhënave – për vitin 2020, me më shumë se 45 mijë njerëz në 42 vende, Bill Gates është rrëzuar nga froni i burrit më të admiruar në botë, të cilin e mbante që prej vitit 2014.
Në vend të parë qëndron presidenti i 44-të i SH.B.A, Barack Obama. Në listën e grave qëndron Michelle Obama, e cila i dha fund sundimit të Angelina Jolie-s vitin e kaluar. Jolie rendiet e dyta, e ndjekur nga mbretëresha Elizabeth II në vendin e tretë. Barack Obama është më i admiruar se Donald Trump në çdo vend tjetër, përveç Rusisë. Donald Trump renditet në vendin e 15.

10 burrat më të admiruar në botë:

1. Barack Obama
2. Bill Gates
3. Xi Jinping
4. Narendra Modi
5. Jackie Chan
6. Cristiano Ronaldo
7. Jack Ma
8. Dalai Lama
9. Elon Musk
10. Keanu Reeves

10 gratë më të admiruara në botë:

1. Michelle Obama
2. Angelina Jolie
3. Mbretëresha Elizabeth II
4. Oprah Winfrey
5. Jennifer Lopez
6. Emma Watson
7. Scarlett Johansson
8. Peng Liyuan
9. Taylor Swift
10. Shakira

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco