Pastorja heq dorë nga kisha, bëhet 'striptiste' në Instagram

Pastorja heq dorë nga kisha, bëhet 'striptiste' në Instagram

19:55, 29/09/2020
A+ Aa A-

Nikole Mitchell, ish-pastore ka hequr dorë tashmë nga kisha dhe është bërë striptiste me mijëra fansa online.

Nëna e tre fëmijëve Nikole Mitchell, thotë se gjithmonë ka dashur të bëhej kërcimtare erotike, por ishte rritur në një familje kristiane që kishte zbehur ëndrrat e saj të famës.

Ajo gjithashtu ka deklaruar se është biseksuale dhe në profilet e karrierës së saj citon si profesione “striptiste, kërcimtare dhe modele”.

Nikole poston rregullisht foto gjysmë të zhveshura në Instagram për 42,000 ndjekësit e saj si dhe në rrjetin me pagesë OnlyFans.

36-vjeçarja britanike thotë se është rritur në një familje strikte Baptiste ku ishte mësuar të besonte se “dëshirat dhe trupi i saj ishin të lindur mëkatarë dhe të këqinj”.

Por Nikole nisi dyshimet mbi seksualitetin e saj në 2016 kur ndoqi një performancë të orientuar nga LGBT, dhe thotë se kuptoi se ishte biseksuale apo panseksuale.

Pasi e bëri deklarimin në një video në Youtube, Nikole, u divorcua nga burri dhe u vendos në Los Angeles ku thotë se është “më e lumtur se kurrë”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco