Demi Lovato e inatosur nga deklaratat e Max Ehrich

Demi Lovato e inatosur nga deklaratat e Max Ehrich

18:20, 29/09/2020
A+ Aa A-

Pak ditë më parë, Demi Lovato dhe Max Ehrich i dhanë fund lidhjes së tyre. 

Por mesa duket, Max e ka të vështirë ta pranojë këtë gjë. Përmes disa postimeve në rrjete sociale, ai ka insistuar se nuk ka përfunduar zyrtarisht lidhja e tij me Demin.

Ai ka deklaruar në Instagram se nuk ka folur me këngëtaren dhe se gjërat mes tyre nuk kanë marrë fund. 

“Deri në këto momente ne nuk kemi folur në telefon… nuk kemi mbaruar asgjë zyrtarisht me njëri-tjetrin”, shkroi Max në një postim. Ndërsa në një tjetër shtoi: “Nëse po e lexon këtë… Do të të dua gjithmonë… pa kushte… nuk ka rëndësi se çfarë.”- ishin fjalët e tij.

Por, çfarë mendon këngëtarja për fjalët e tij? 

Një burim ka treguar se këngëtarja e ka informuar Max-in për ndarjen më herët dhe nuk i pëlqen aspak kjo që ai po bën.

Madje, Demi është inatosur keq me fjalët e tij dhe nuk dëshiron të ketë fare kontakt me të.

“Demi nuk dëshiron asnjë kontakt me Max. Ajo është plotësisht në siklet nga mënyra se si ai po vepron dhe po vë marrëdhënien e tyre në media sociale. Demi nuk dëshiron të ketë asgjë me të”- tregoi burimi. 

Demi dhe Max u lidhën me njëri-tjetrin në muajin mars, gjithë periudhën e karantinimit e kaluan bashkë, derisa vendosën të fejoheshin në muajin korrik./Syri.net/ 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco