'Salt Bae' nuk respektoi rregullat anti-Covid, merren masa drastike për restorantin e tij

'Salt Bae' nuk respektoi rregullat anti-Covid, merren masa drastike për restorantin e tij

17:56, 29/09/2020
A+ Aa A-

Nusret Gokçe, shefi më i famshëm i kuzhinës, duket se është përfshirë në telashe. 

Nusret hapi një restorat të ri në Boston më 18 shtator, i cili është mbyllur pak ditë më vonë për shkak të mosrespektimit të rregullave të koronavirusit.

Gjatë kontrollit, u vu re se punonjësit e tij nuk mbanin maska në restorant dhe se nuk ishte respektuar distanca fizike mes klientëve. 

Por, Nusret nuk kishte shkelur vetëm rrregullat e Covid-19, por edhe ato të zjarrit e të shëndetit. 

Restoranti ishte hapur pa leje shëndetësore dhe nuk kishte prova të një menaxheri për sigurinë e ushqimit.

Kujtojmë se shefi turk është bërë shumë i njohur në rrjet në vitin  2017-të, kur një video e tij duke prerë e kriposur mishin në mënyrë shumë të veçantë u bë virale në rrjetet sociale. 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco