Dua Lipa zbulon surprizën e madhe për ndjekësit e saj

Dua Lipa zbulon surprizën e madhe për ndjekësit e saj

07:53, 29/09/2020
A+ Aa A-

Dua Lipa është emri më i lakuar i momentit në industrinë muzikore dhe sukseset e saj nuk kanë fund.

Ditën e djeshme artistja me origjinë shqiptare ka zbuluar se është përzgjedhur së bashku me 100 artistë të tjerë për t’u bërë pjesë e videolojës më të famshme, “FIFA 21”.

Dua ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjete sociale se këngëa “Love is religion” do të jetë pjesë e lojës.

Këngëtarja ka treguar se në datë 1 tetor ajo do të jetë pjesë edhe e premierës botërore, prandaj ka ftuar ndjekësit ta ndjekin më tej për më tepër detaje.

“Jam e lumtur t’ju njoftoj se kënga Love is religion do të jetë pjesë e FIFA 21. Për të festuar këtë gjë unë do t’i bashkohem edhe premierës botërore në 1 tetor kështu që më ndiqni”, ka shkruar Dua.

FIFA ka bërë të ditur se janë zgjedhur mbi 100 artistë nga 23 shtete të ndryshme për të qenë pjesë e videolojës me këngët e tyre.

Emri i parë që përmedet është ai i Dua Lipës, duke e cilësuar si një nga artistet më të mira me famë ndërkombëtare.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco