Kuptoi se i pëlqenin femrat, Xheni Karaj: Mendoja çdo ditë si të vdisja

Kuptoi se i pëlqenin femrat, Xheni Karaj: Mendoja çdo ditë si të vdisja

07:42, 29/09/2020
A+ Aa A-

Aktivistja e komunitetit LGBT, Xheni Karaj ishte këtë të hënë e ftuar në emisionin "Abc-ja e padites".

Ajo foli rreth temës "A mund të ndryshohet orientimi seksual?"

Xheni ndau eksperiencën e saj në studio, teksa tregoi se mosha e adoleshencës ka qenë një periudhë shumë të vështirë për të.

Ajo ndihej e përjashtuar nga realiteti ku jetonte dhe mendonte çdo ditë të vriste veten.

Kjo pasi në atë kohë ishin të paktë personat publikë që kishin pranuar hapur orientimin e tyre seksual.

“Në periudhën e adoleshncës sime ne nuk kishim modele, kishin bërë coming out publik shumë pak. Kjo periudhë për mua ishte shumë depresive, mendoja çdo ditë si të vdisja, sepse mendoja që nuk kishte vend në këtë botë për njerëz si puna ime,” u shpreh aktivistja.

Tashmë Xheni e ka pranuar publikisht dhe ajo bashkëjeton me partneren e saj, Livian. Dyshja kanë shprehur dhe dëshirën për t'u bërë me fëmijë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco