Aktorja e njohur bëhet nënë për herë të dytë

Aktorja e njohur bëhet nënë për herë të dytë

21:04, 28/09/2020
A+ Aa A-

Aktorja e njohur Amanda Seyfried dhe bashkëshorti i i saj, Thomas Sadoski, janë bërë prindër për herë të dytë, me një djalë. 

Lajmi u bë i ditur në Instagram nga "War Child USA", një organizatë që punon për të ndihmuar fëmijët në komunitetet e prekura nga lufta të rimarrin fëmijërinë e tyre përmes qasjes në arsim, mundësi dhe drejtësi. 

Seyfried dhe Sadoski janë ambasadorë të organizatës.

"Që nga lindja e vajzës sonë 3 vjet më parë, angazhimi ynë ndaj fëmijëve të pafajshëm që janë prekur brutalisht nga konflikti dhe lufta ka qenë një forcë shtytëse në jetën tonë.

Me lindjen e djalit tonë puna e "INARA" dhe "War Child" është bërë Ylli ynë i Veriut."

Çifti janë bashkë që nga 2017 së bashku dhe kanë një vajzë 3 vjeçe./Syri.net/

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco