U infektua para disa muajsh, aktorja tregon se ende ka simptoma të Covid-19

U infektua para disa muajsh, aktorja tregon se ende ka simptoma të Covid-19

20:39, 28/09/2020
A+ Aa A-

Alyssa Milano u infektua me Covid-19 para gjashtë muajsh. 

Por mesa duket, aktorja ka ende “shumë simptoma” të virusit.

“Unë kam ende simptoma, kam gulçim dhe flokët po më bien.”, tha aktorja. “Pjesa më e keqe e të gjithave është që kam një zhurmë të tmerrshme tek veshët që është vërtet, shumë e bezdisshme.“, shtoi ajo. 

Alyssa tha se po bëhet më mirë megjithë simptomat e saj të vazhdueshme dhe thotë se ndihet shumë mirënjohëse që është akoma gjallë.

“Unë dua që njerëzit thjesht të kujtohen se ka njerëz që vuajnë që nuk kanë sigurim të kujdesit shëndetësor, që mbase duhet të shkojnë për të punuar dhe po e përhapin këtë sepse nuk kanë mbrojtje.

Ka shumë për të cilat duhet të mendohet kur ne po shqyrtojmë se çfarë po i bën kombit tonë kjo sëmundje e tmerrshme.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco