Të shtëna me armë pranë shtëpisë së këngëtares së njohur

Të shtëna me armë pranë shtëpisë së këngëtares së njohur

17:32, 28/09/2020
A+ Aa A-

Afër shtëpisë së këngëtares së njohur, Taylor Swift, janë dëgjuar të shtëna me armë gjatë ditës së dielë. 

30-vjeçarja ka investuar 50 milionë dollarë në apartamentetin në qendër të New York-ut.

New York Post ka raportuar se të shtënat janë dëgjuar afër vendit të saj, pasi po kryhej një vjedhje afër saj.

Dyshohet se kjo është hera e dytë që një gjë e tillë po ndodh, pasi vjedhje afër shtëpisë së saj janë kryer edhe muaj më parë.

Ndër të tjera, policia ka raportuar se nuk ka pasur viktima, ndërsa mësohet se të dyshuarit pas kryerjes së krimit janë larguar nga vendi.


© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco