'Nuk më ofrojnë role për shkak të peshës', deklarata e Hazal shkakton debat

'Nuk më ofrojnë role për shkak të peshës', deklarata e Hazal shkakton debat

17:06, 28/09/2020
A+ Aa A-

Aktorja e njohur turke, Hazal Kaya e njohur për rolet e saj në serialet “Dashuri e ndaluar” dhe “Maral”, së fundmi ka qenë shumë e komentuar në media për shkak të një deklarate. 

Aktorja u shkëput për disa kohë nga televizioni dhe tashmë tha se asaj nuk iu ofruan role kryesore për shkak se kishte shtuar peshë nga shtatzënia. 

"Aktoreve që janë mbipeshë nuk u jepen role kryesore".

Pas deklaratës së Hazalit, ka reaguar aktorja Demet Akbag, duke thënë se deklarata e aktores vlen për vajzat e reja të cilat kanë më shumë avantazh të marrin role kryesore. 

Ndërsa, aktorja Nilperi Sahinkaya e ka mbështetur deklaratën e Hazalit duke u shprehur se kjo është e vërtetë.

Po ashtu edhe aktorja Aslihan Guner ka reaguar duke u shprehur se ajo ka qenë mbipeshë në një serial. 

Më pas, vetë Hazal Kaya ka reaguar me një postim duke u shprehur se deklarata e saj është keqkuptuar dhe se nuk kishte qëllim të nënvlerësonte artistet mbipeshë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco