Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

'Joker' baba për herë të parë. Ja domethënia emocionuese e emrit të bebit

'Joker' baba për herë të parë. Ja domethënia emocionuese e emrit të bebit

16:25, 28/09/2020
A+ Aa A-

Aktori i filmit 'Joker' është bërë baba për herë të parë. 

Joaquin Phonix dhe e fejuara e tij, Rooney Mara kanë pritur fëmijën e tyre të pagëzuar me emrin River. 

Emri River, është vendosur në nder të vëllait të ndjerë të aktorit.

River Phoenix, një tjetër yll filmash, ndërroi jetë në moshën 23-vjeçare si pasojë e një mbidoze aksidentale droge. 

Ndonëse kanë kaluar më shumë se dy dekada nga vdekja e River (1993), bota vijon ta përmendë dhe ta dojë njësoj si atëherë, kur e quajti talentin e tij fenomenal.

Ndonëse dyshja nuk ka konfirmuar gjë, lajmi u zbulua nga regjisori Victor Kossakovsky.

Gjatë Festivalit të Filmit Zyrih 2020, Kossakovsky foli pas shfaqjes së dokumentarit bardhë e zi, “Gunda”, në të cilin Joaquin shërbeu si producent ekzekutiv.

“Ai sapo është bërë baba meqë ra fjala. Ka ardhur në jetë një djalë i bukur i quajtur River.” – tha Kossakovsky.

Fituesi i çmimit Oscar, Phonix dhe aktorja Rooney Mara, janë së bashku që prej vitit 2016./Syri.net/ 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco