Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Aktorja e njohur mirëpret 48 vjetorin ashtu siç lindi, nudo

Aktorja e njohur mirëpret 48 vjetorin ashtu siç lindi, nudo

13:40, 28/09/2020
A+ Aa A-

'Sot kam veshur fustanin tim të lindjes dhe asgjë tjetër' janë fjalët e aktores së njohur Gwyneth Paltroë, e cila ka pozuar nudo në kopshtin e saj dhe falënderon për urimet e ditëlindjes që mori duke promovuar një produkt të ri të markës së saj, një gjalpë trupi duke treguar efektet e tij“ mrekullibërëse ”.

Fotografia e publikuar në rrjete sociale ka mbledhur mijëra pëlqime nga ndjekësit e saj, miqtë dhe kolegët, ndërsa nga familja e saj, vajza Apple komentoi e turpëruar me një ‘Mami!!! të thjeshtë.

I shoqi i kushtoi asaj një dedikim dashurie në llogarinë e tij në Instagram me një foto në të cilën Gwyneth është në divan, në një moment relaksi:

"Kjo vajzë e ashpër mbush sot 48 vjeç. Ajo e bën picën nga asgjëja, kurrë nuk është vonë për një aperitiv, e bën që të qenit e bukur të duket si gjëja më e lehtë në botë. Më besoni, ajo është më e mira. Gëzuar ditëlindjen, bukuri. Të dua ".

Aktorja mbushi 48 vjeç ditën e djeshme dhe festoi me familjen e saj dhe shumë nga kolegë të Hollivudit u bashkuan me korin e atyre që e uruan në rrjetet sociale, nga Vanessa Hudgens te Courteney Cox, Katy Perry, Lea Michele dhe shume te tjere.

"Faleminderit shumë të gjithëve për urimet e ditëlindjes dhe gjithashtu falë gjalpit të ri të trupit nga marka ime e çmendur Goop, më bën të besoj se akoma mund të zhvishem plotësisht," shkroi Paltrow.

Gwyneth, e bukur dhe me një fizik të lakmueshëm, luajti me ironi dhe intuitë sipërmarrëse në imazhin e saj, nudo për të kombinuar biznesin me kënaqësinë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco