E ëma e Fiori Dardhës në spital/ moderatorja prek me fjalët e ndjera

E ëma e Fiori Dardhës në spital/ moderatorja prek me fjalët e ndjera

08:57, 28/09/2020
A+ Aa A-

Moderatorja Fiori Dardha, duket se po kalon një periudhë aspak të lehtë në jetën e saj. E ëma e  Fiorit, po kalon ditë të vështira në spital, ndërkohë Flori përveç se po i qëndron pranë, i ka dedikuar asaj fjalë shumë të ndjera.

Për Fiorin dhe nënë e saj, bota duket se është portokalle! Moderatorja tregon se kohë më parë kur ajo ishte e vogël, i është dashur të rrijë në spital për një kohë të gjatë. Gjatë kësaj kohe, Fiori me nostalgji kujton se e ëma nuk u nda nga ajo asnjë moment.

“Ime më nuk e shprehu asnjëherë lodhjen, nuk u ankua kurrë, harroi veten për të më qëndruar pranë”,  ka shkruar ndër të tjera Fiori, duke treguar për sakrificat dhe kujdesin e madh që e ëma kishte treguar ndaj saj.

Duke treguar se si i shkëlqenin sytë kur shihte nënën tek dera e dhomës së spitalit, Fiori është shprehur se të njëjtin shkëlqim sheh ajo tek sytë e saj, çdo ditë kur shkon t’i qëndrojë pranë. “Sot, jam unë forca dhe siguria e saj! Ajo është përherë shembull i sakrificës së një prindi për fëmijët e saj! Përgjithmonë me ty, mam!”, ka shkruar ndër të tjera, Fiori.

Moderatorja publikoi një foto tek i jepte një puthje së ëmës, ndërkohë komentet dhe urimet për shërim sa më të shpejtë ishin të shumta.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco