Kush shpenzoi më shumë për veshjen mbrëmjen e djeshme Lori apo Luana?!

Kush shpenzoi më shumë për veshjen mbrëmjen e djeshme Lori apo Luana?!

10:36, 27/09/2020

Puntata e parë e emisionit “Shiko Kush Luan” më autore Luana Vjollcën ka nisur mbrëmjen e djeshme.

Personazhet të njohur të showbiz-it dhe televizionit ishin mbledhur për të rrëfyer sekretet e tyre.

Në mesin e shumë të njohurve ishte e ftuar edhe Lori Hoxha, e cila spikati me veshjet e saj tepër elegante.

E veshur e gjitha me të bardha Lori kishte zgjedhur një korse që sipas faqes What they Wearin kushton plot 543 euro dhe një palë pantallona të bardha 795 euro.

Megjithatë teksa luante lojën “Syri magjik”, përballë modeles së famshme Emina Cunmulaj, një lojë ku të ftuarit tregojnë nga telefoni atë ç’ka i kërkohet nga lojtari tjetër, njëra nga “kërkesat” për Lorin ishte të hapte telefonin dhe të tregonte nga Gmail faturën e saj të fundit të një blerjeje online.

Me spontanitet Lori ka treguar faturën e veshjes për në emision, e cila mbante një vlerë gati 110$ duke na treguar kështu se jo gjithmonë ajo vishet me gjëra super të shtrenjta.

Nuk dimë ende e cilës nga veshjet ishte kjo fatura prej 120 mijë lekësh të vjetër.

Nga ana tjetër, Luana Vjollca gjithashtu tërhoqi vëmendjen me fustanin e saj të kuq që i ka kushtuar jo pak.

Fustani i saj prej lëkure mbante emrin e famshëm Alexander McQueen që kushton plot 5.490 euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Abalone27/09/2020 11:51

A nuk keni cfarë të shkruani? Pse këtu ka shkuar halli i shqiptarëve sa të shohin "bibat" se kush harxhon më shumë? Kanë një sens edhe mediat!!!!!

Shto koment

Denonco