Me një foto të të voglës së saj, Gigi Hadid zbulon dhuratën që i ka bërë Taylor Swift

Me një foto të të voglës së saj, Gigi Hadid zbulon dhuratën që i ka bërë Taylor Swift

22:58, 26/09/2020
A+ Aa A-

Përveç Bellës, vajza e Gigi Hadid dhe Zayn Malik do të ketë edhe dy teze të tjera: Taylor Swift dhe Donatella Versace.

Gigi ka shpërndarë në Instastory një foto, ku shihet dora e vajzës së saj, emrin e të cilës ende nuk e dimë, duke na treguar edhe dy dhuratat e para të “tezeve” të saj.

E vogla kishte veshur rroba të bardha nga “Versace”, dhuratë nga stilistja italiane, kurse Taylor i ka dhuruar një batanije satin rozë.

Gigi dhe Zayn pushtuan rrjetin këtë të enjte,teksa ndanë dy fotografi të dorës së vajzës së tyre me Zayn, duke shtuar se ajo kishte lindur në fundjavë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco