Akuzat për drogë, aktorja e njohur indiane merret në pyetje

Akuzat për drogë, aktorja e njohur indiane merret në pyetje

21:44, 26/09/2020
A+ Aa A-

Një ditë më parë, mediat indiane bëri bujë lajmi se disa prej aktorëve më të njohur janë përfshirë në hetimin për drogë nga Byroja e Kontrollit të Narkotikëve. 

Mes aktorëve të njohur, ishte edhe Deepika Padukone. 

Deepika është marrë në pyetje nga agjensia e narkotikëve në Indi si pjesë e hetimi në industrinë e filmit, pas vdekjes së aktorit Sushant Singh Rajput.

Por nuk është bërë e ditur asgjë më shumë. 

Ndërkohë, deri më tani është arrestuar aktorja e Bollywood-it, Rhea Chakraborty me akuzën se ka blerë drogë për të dashurin e saj, aktorin Sushant Singh Rajput.

34 vjeçari u gjet i vdekur në banesën e tij në Mumbai, në muajin qershor të këtij viti dhe policia deklaroi se ishte një vetëvrasje. 

Familja e aktorit ngriti padi ndaj të dashurës së tij, Rhea Chakraborty, duke e akuzuar atë se “e mbështeti për të vrarë veten”.

Ajo i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e familjes së 34-vjeçarit të ndjerë.

Vëllai i Chakraborty, Showik dhe ish-menaxheri i Rajput, Samuel Miranda, gjithashtu u arrestuan javën e kaluar, pasi akuzohet se financuan blerjen e drogës që konsumonte aktori.

Pas vdekjes së tij, mediat raportuan se ai po përballej me probleme të shëndetin mendor.

Por brenda disa ditësh, fokusi u zhvendos tek 28-vjeçarja, e cila u gjend mes një stuhie akuzash, teorish konspirative, thashethemesh dhe akuzash të pakonfirmuara.

Pjesë në këtë hetim, janë edhe aktorët Sara Khan dhe Angad Hasija, të njohur si Sadna dhe Alek nga “Bidaai”. /Syri.net/ 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco