'Telenovela' Arbenita-Fero, zbulohet e vërteta e ndarjes

'Telenovela' Arbenita-Fero, zbulohet e vërteta e ndarjes

18:48, 26/09/2020
A+ Aa A-

Javën që lamë pas, ata pushtuan mediat, pasi u aludua se mund të jenë ndarë, dhe pse ndarjet e ribashkimet mes tyre kanë qenë të shpeshta.

Ata nuk e ndjekin më njëri tjetrin në rrjetet sociale dhe që prej pushimeve që kaluan bashkë në gusht, nuk ishin parë më në shoqërinë e njëri-tjetrit. 

Modelja bukuroshe nuk ka kursyer thumbat gjatë kësaj kohe, duke publikuar një postim me anë të të cilit lë të kuptohet që dikush e ka dashur vetëm për interes.

“Disa njerëz do të të “duan” për aq kohë sa mund të të përdorin. Besnikëria e tyre përfundon kur përfundojnë edhe benefitet”. 

Por mesa duket asgjë nuk paska qenë e vërtetë, pasi "Prive" raporton se çifti nuk është ndarë.

Burime për "Prive" kanë treguar se asgjë nuk ka ndryshuar mes tyre dhe reperi e modelja vazhdojnë të jenë bashkë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco