Skandal në Itali/ Kush është producenti i njohur si 'Djalli'? Çfarë e lidh me rrëfimin e Gabriel Garkos

Skandal në Itali/ Kush është producenti i njohur si 'Djalli'? Çfarë e lidh me rrëfimin e Gabriel Garkos

18:07, 26/09/2020
A+ Aa A-

Producenti Alberto Tarallo po cilësohet në Itali, si "Lucifer" ose "Djalli i portës së Ares", duke iu referuar kompanisë së tij "AresFilm".

Aktorja Adua Del Vesco, gjatë një bisede me aktorin Massimiliano Morra, të dy konkurrentë në “Grande Fratello VIP”, tregoi për përvoja traumatike në të kaluarën, ku pwrmend buzëqeshjen karakteristike të Tarallo-s. 

“Ishte një kohë kur e shihja në ëndërr, ai më përqafonte me atë buzëqeshjen e tij dhe më ngulte thika në shpinë."

Detajet u bënë më shokuese kur të dy përmendën ndarjen nga jeta të skenaristit Teodosio Losito, partner në biznes dhe në jetë i Tarallo-n, i cili kreu vetëvrasje në janar të 2019-s. 

Teksa bisedojnë, Morra dhe Del Besco thonë se kanë dëgjuar hipoteza të ndryshme dhe nuk mendojnë se është vetëvrasje e mirëfilltë. Adua shton se më tepër se vetëvrasje, është “nxitje për vetëvrasje”.

Alberto Tarallo deputoi në ekran në vitin 1973 në “Rugantino” ku luante rolin e një modeli që pozonte për një skulptor. 

Më vonë, ai u bë i njohur në rolin e “transvestitit” të cilin e paraqiti në disa filma.

Tarallo njihet si themeluesi i "AresFilm", një kompani produksioni e cila dështoi dhe u mbyll në fillim të vitit 2020. 

Me "AresFilm" janë të lidhur disa prodhime të suksesshme italiane, si “Il Bello delle Donne”, “L’Onore e il Rispetto”, “Il Peccato e la Vergogna”, “Furore: Il vento della speranza e Pupetta”. 

Falë agjencisë "Tarallo", disa aktorë fituan popullaritet, duke përfshirë Gabriel Garko, Eva Grimaldi dhe Manuela Arcuri.

Në media të ndryshme italiane, producenti po cilësohet si Lucifer (djalli), i cili detyronte aktorët që menaxhonte të vepronin siç ai i urdhëronte, në të kundërt përballeshin me kërcënime dhe pasoja të rënda. 

Aktori Gabriel Garko, që menaxhohej më parë nga AresFilm, deklaroi që është gay. 

Kujtojmë se raporti i tij me Eva Grimaldi-n ka qenë një nga historitë më të përfolura në showbizin italian.

Ndërkohë që në maj të një viti më parë, Eva u martua me partneren e saj, aktivisten Imma Battaglia.

Të intervistuara nga Dagospia, edhe aktore të tjera si Nancy Brilli dhe Giuliana De Sio kanë konfirmuar mjedisin toksik që mbizotëronte në AresFilm.

Të dyja thanë se u këshilluan nga kompania që të mashtronin duke u hequr sikur fejoheshin me aktorë të njohur.

Aktorë tjerë si Adua Del Vesco dhe Massimiliano Morra dhe shumë të tjerë, kanë qenë pjesë e një sekti ku shumë personazhe të njohur janë përfshirë dhe historia pretendohet se ka dalë padashje nga Mediaset, gjë që i detyroi të "fusnin në lojë" Gabriel Garko-n në mënyrë që vëmendja të përqëndrohej diku tjetër.

Gjithashtu, shumë ndjekës në rrjetet sociale, shprehen se "homoseksualiteti i Gabriel Garko-s nuk ishte diçka që nuk dihej", ndaj në këtë rast thjesht u përdor. 

Mediat sugjerojnë nisjen e një hetimi ndaj producentit dhe sektit në fjalë dhe ndërkohë pritet që moderatori Alfonso Signorini të thellohet më shumë te historitë e Del Vesco-s dhe Massimiliano Morra-s, aktorët që nëpër rrjet po cilësohen si “ata që prishën paktin e heshtjes”. Marrë nga: Vanity Fair Italia dhe Novelas 2000 /Syri.net/ 

 

Image

(ALBERTO TARALLO DHE TEODOSIO LOSITO)
 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco