Emina Çunmulaj tregon se si ‘shpëtoi’ pa u fejuar në moshën 15-vjeçare

Emina Çunmulaj tregon se si ‘shpëtoi’ pa u fejuar në moshën 15-vjeçare

11:02, 26/09/2020
A+ Aa A-

Emine Çunmulaj, modelja shqiptare me famë ndërkombëtare, ka ndarë dje me ndjekësit, në emisioni ‘Historia ime’ disa momente nga jeta e saj. Ndër të tjera, ajo është ndalur dhe tek marrëdhënia me prindërit. Modelja  tregoi se prindërit mund ta kishin fejuar në moshën 15-vjeçare por ajo pati guximin e madh dhe i kundërshtoi . Më pas, Emina tha se ju kërkoi atyre të largohej jashtë vendit për të ndjekur rrugën e saj në botën e modës.

 “Unë gati sa nuk u fejova në moshën 15-vjeçare sepse në atë kohë kështu martoheshin vajzat dhe nuk i pyeste kush. Thonin 'ka ardh filani me të pyet për vajzën, është familje e mirë dhe hajde ta fejojmë'.

Unë i kam patur prindërit të kujdesshëm dhe deri diku më kanë pyetur, ndryshe nga të tjerët që nuk i pyesnin vajzat e tyre. Me babin kam pasur një marrëdhënie që isha më e lirshme të flisja disa gjëra që vajzat e tjera nuk i flisnin dot me prindërit e vet. Babi më pyet a ke ndonjë interes dhe i thashë: Bab të lutem… !! Isha vetëm 15 vjeç dhe aty e kuptova që jeta ime do jetë ose në një anë ose në anën tjetër. O do iki të bëj diçka për jetën time o do ngel të bëj një jetë që nuk e dëshiroja!!

I thashë babit: Ti duhet të kesh besim tek unë. Babi ngeli i habitur dhe më tha: mirë, do të  vij unë herën e parë me ty. Erdhi babi me mua, kam ik në Gjermani. Pas asaj tha babi : Nuk kam vajzë unë që të lyp punë derë më derë. Mirëpo, me pak vullnet me pak biseda nisën hapat e karrierës sime”, është shprehur Emina, duke i befasuar të gjithë ndjekësit.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco