Katy Perry ka një mesazh mbi mëmësinë

Katy Perry ka një mesazh mbi mëmësinë

09:17, 26/09/2020
A+ Aa A-

Këngëtarja Katy Perry, e cila u bë nënë për herë të parë në Gusht të këtij viti, duket se ka nxjerrë mesazhet e para nga mëmësia.

Ajo, nëpërmjet një statusi, tregoi se të jesh nënë është e vështirë dhe se të gjithë ata që mendojnë se ‘mëmësia nuk është punë me kohë të plotë’, e kanë shumë gabim!

Keqkuptim shumë i famshëm: “Të jesh nënë s'është punë me kohë të plotë"- shkruan Katy në Twitter dhe vazhdon:

"Kur një mama më në fund kthehet në punë (çfarëdo profesioni qoftë) nuk është se po kthehet nga pushimet, kini parasysh që vjen nga një punë me kohë të plotë. Merreni në telefon mamin dhe thuajini sa shumë e doni!"

Katy gjithashtu nuk harron të thotë, se pavarësish të gjithave, e dashuron këtë ‘punë me kohë të plotë’ .

Daisy është vajza e parë e Katy dhe Orlando Bloom.

Kujtojmë se ky i fundit është gjithashtu baba i një djali nga martesa me Miranda Kerr.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco