Vesa Luma përlotet nga malli për Shqipërinë dhe tregon çfarë e shtyu të jetonte përtej oqeaneve

Vesa Luma përlotet nga malli për Shqipërinë dhe tregon çfarë e shtyu të jetonte përtej oqeaneve

08:46, 26/09/2020
A+ Aa A-

Këngëtarja Vesa Luma, prej vitesh është zhvendosur tashmë në Zelandë e Re për një jetesë më të mirë, bashkë më bashkëshortin Big Bastën dhe djalin Lian.

Në një lidhje me skype për emisionin ‘ Rudina’, Vesa tregoi arsyen pse ajo dhe Big Basta morën vendimin  për tu larguar nga Shqipëria.

Vesa tregoi se vendosën të largoheshin për t'i ofruar Lianit një të ardhme më të sigurt dhe më të mirë.

"Ne ishin në një udhëtim në Australi një vit para se të zhvendoseshim në Zelandën e Re dhe jemi mrekulluar. Një i afërmi im pati mundësi dhe e ftoi Gerin për të parë vendin nëse i pëlqen apo jo. Kur ka lindur Liani, aty filluam të shihnim të mirat dhe të këqijat e vendit dhe si çdo prind, meqë e kemi pasur mundësinë, kemi vendosur që të paktën për Lianin të bëjmë një sakrificë e cila nuk është e vogël sepse kemi lënë gjithçka pas", u shpreh ajo.

Ndërkohë në 5-vjetorin e martesës, Vesa Luma mori një propozim të dytë nga bashkëshorti i saj, Big Basta. “Nëse do të propozoja prapë, a do martohesh për herë të dytë me mua? Po, Jo? Të dua”, shkroi reperi në një fletë, për ta pyetur partneren nëse do martohej sërish me të. Të gjithë u konfuzuam nëse ishte një kërkesë reale apo një shaka e rastit por Vesa tregoi se propozimi ishte real dhe shumë shpejt ajo dhe Big Basta do bëjnë një ceremoni të dytë martesore. 

Nje duet mes Vesës dhe Big Bastës, i papublikuar më parë , u bë publik në fund të emisionit.

Teksti i këtij dueti kishte në qendër Shqipërinë dhe situatën politike.

E në fund, Vesa Luma u përlot. Ajo tregoi se pavarësisht të gjithave,ndjen mall për Shqipërinë.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco