'Më dha një trëndafil...', Genta tregon si nisi historia me partnerin

'Më dha një trëndafil...', Genta tregon si nisi historia me partnerin

22:08, 25/09/2020
A+ Aa A-

Këngëtarja Genta Ismajli prej kohësh po shijon historinë e bukur të dashurisë me biznemenin turk, Hysen Usta.

Dyshja nuk i kursejnë fotot në rrjete sociale, madje kanë hapur dhe një llogati të përbashkët në Instagram. 

Së fundmi, Genta ka dhënë një intervistë për revistën "Who", ku ka rrëfyer me detaje gjithçka rreth lidhjes me Ustan. 

Këngëtarja ka treguar se historia e tyre ka nisur një vit më parë, në një darkë me miq të përbashkët në Kosovë. Ato janë pëlqyer menjëherë me njëri-tjetrin, madje biznesmeni turk-si në filma, i ka dhuruar një trëndafil me letër në sy të të gjithëve.

"Ishim për një darkë me miq të përbashkët në një restorant në Kosovë. Aty u pamë dhe komunikuam për herë të parë. Duhet të jemi parë me njëri-tjetrin për 10-15 minuta, më pas ai nisi të bëj një trëndafil me letër, me pecetë.

U çua në këmbë dhe ma dhuroi në mes të një tavoline mbushur plot me miq të njohur dhe të panjohur dhe unë e pranova. Po atë natë Usta kishte ditëlindjen dhe në momentin kur erdhi torta më kërkoi të ulesha pranë tij, ‘dua të të jap një copë tortë’ ma bëri me shenja. Aty nisëm të bisedonim, më dha numrin e telefonit dhe filluam të komunikonim me mesazhe.

Mua më pëlqeu energjia atë mbrëmje kështu që vendosa që të njëjtët njerëz t’i ftoja për darkë sërish të nesërme. Kur hyra në restorant ditën tjetër, Usta më kishte blerë lule natyrale dhe m’i kishte lënë në pjatë.

Të gjithë më thonin këto lule janë për ty, ky është vendi yt dhe unë e kuptova që ato lule ishin prej tij. Pastaj kemi nisur sërish të flasim, pyetja e parë që më bëri atë ditë ishte nëse kisha apo jo të dashur.

Edhe pse nuk kuptoheshim mirë, pas as ai s’dinte anglisht dhe as unë turqisht, i thashë jo. Ai e keqkuptoi, mendoi se kisha dhe ia sqarova pastaj me gjeste. Prej asaj dite kemi nisur të komunikojmë me google translate.

Asnjëherë nuk na kishte ndodhur, as mua, as atij, të flisnim me dikë me google translate. Tani kemi mësuar pak nga gjuhët e njëri-tjetrit dhe komunikimi është bërë më i thjeshtë. I kam mësuar dhe pak shqip".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco