Zogu bëhet 'burrë'/ Shihni sa ka ndryshuar pas daljes nga burgu

Zogu bëhet 'burrë'/ Shihni sa ka ndryshuar pas daljes nga burgu

19:25, 25/09/2020
A+ Aa A-

Hermes Nikaj, i njohur si "Zogu i Tiranës" u lirua nga burgu në muajin maj të këtij viti. 

Ai qëndroi në burg gati 5 muaj dhe Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tiranë ndryshoi masën e sigurisë nga Arrest ne Burg në Arrest në Shtëpi.

"Zogu" ndodhet në arrest shtëpie dhe së fundmi ka publikuar një foto në rrjetet sociale. 

Ai shfaqet me një pamje ndryshe, me mjekër dhe i transformuar nga “arresti në shtëpi”, pasi nuk ka mundur të shkojë tek berberi. 

“Ne ‘arrest shtepie’, jena bo icik me shku te berberi po s’dalim dot ca me bo”.

Kujtojmë se ai u prangos në nëntor të vitit të kaluar pasi policia shkatërroi një rrjet të shfrytëzimit të vajzave për prostitucion në Tiranë.

Hermes Nikaj akuzohej se siguronte vajzat për klientë në hotele dhe banesa të ndryshme në kryeqytet, deri në 20 mijë lekë për dy orë.

Pjesë e skemës ishte edhe pronarja e një qendre estetike, A.B, 43-vjeçare, e cila rekturtonte vajza duke i marrë si kursante apo parukiere dhe më tej i shfrytëzonte për klientët si prostituta deri në 700 euro nata./Syri.net/ 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco