Dua Lipa uron Gigi Hadid, por fansat kanë një ‘kërkesë’ për Dua-n

Dua Lipa uron Gigi Hadid, por fansat kanë një ‘kërkesë’ për Dua-n

15:45, 25/09/2020
A+ Aa A-

Tashmë është zyrtare që Dua Lipa dhe Gigi Hadid janë kunata.
Gigi, së fundmi u bë nënë për herë të parë, dhe sigurisht Dua do të kishte një urim për të.

Në një postim në Instagram, modelja ndau lajmin e bukur për ardhjen në jetë të vajzës së saj të vogël, për të cilën tha se është shumë e emocionuar.

“Vajza jonë u bashkua me ne këtë fundjavë dhe ajo tashmë ka ndryshuar botën tonë. Kam rënë në dashuri”, shkruante Gigi në Instagram.

Ndërsa Dua e cila e ka pritur me mjaft padurim ardhjen në jetë të vogëlushes, ka lënë një koment në postimin e modeles me shumë emoji me zemra.
Sigurisht, që komenti i Dua-s nuk kaloi pa u vënë re, duke u shoqëruar kështu me shumë komente nga fansat.
“Dua e ke ti radhën”,  i shkruajnë ata duke i uruar këngëtares të bëhet me një bebush së shpejti.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco