Emina Çunmulaj përlotet në emision: Dua t'i ngjaj mamit...

Emina Çunmulaj përlotet në emision: Dua t'i ngjaj mamit...

14:22, 25/09/2020
A+ Aa A-

Emine Çunmulaj, një nga modelet shqiptare më të famshme në botë, ishte e ftuar në emisionin "Historia ime".

Gjatë intervistës me Mirela Milorin, u ndal në disa tema, ku ndër të tjera foli dhe për nënën e saj.
Emina tregoi se do të dëshironte shumë t'i ngjante nënës së saj, e cila ka ndihmuar shumë njerëz gjatë luftës në Kosovë.
Ajo, me lot në sy tregoi se mamaja e saj ishte një heroinë e vërtetë.
"Gjatë luftës kanë kaluar shumë refugjatë që mami im i ka dhënë bukë për të ngrënë, rrobat tona ua ka veshur atyre. Mami është një engjëll që e kam kudo me vete ku shkoj, është një femër që ka qenë më e forta në këtë botë, ka luftuar për gjithçka, së pari për veten, pastaj për 6 fëmijë se ne jemi 3 motra, 3 vëllezër. Shumë njerëz pyesin pse i bën këto gjëra, pse ndihmon njerëzit? Unë nuk di ndryshe. Mami im ka pasur shpirtin më të bardhë në botë. Dua t’i ngjaj mamit sa thoji i gishtit te këmbës", u shpreh Emina me lot në sy.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Martin 25/09/2020 17:27

Emina eshte person shume i vecante. Me pelqen se eshte e sinqerte dhe pa komplekse.

Shto koment

Denonco