Miqësia e ngushtë mes Luis Suarez dhe Lionel Messit tashmë dihet nga të gjithë.
Ata krijuan një miqësi të ngushtë gjatë kohës që luanin së bashku tek ekipi i Barcelonës.
Por siç është bërë e ditur ditën e djeshme Suarez është larguar nga ky ekipi për t’ju bashkuar Atletico –Madritit dhe ky largim ka mërzitur dhe partneret e dy lojtarëve Antonela Roçuzzon dhe Sofía Balbin.
Roçuzzo dhe Balbi jo vetëm ndanin momente si familje por gjithashtu filluan dhe linjën e tyre të këpucëve.
E nisur nga ky largim gruaja e Messit i ka kushtuar një postim prekës në Instgram shoqes së saj të ngushtë:
‘Mikesha ime motër, të falenderoj shumë për të gjitha vitet që kemi ndarë së bashku, për të qeshurat që më ke dhuruar, për bisedat e pafundme. Ju ishit një familje për ne. Nuk kam fjalë për t’ju thënë se sa SHUMË do të më mungosh ti dhe familja jote e bukur’.
© SYRI.net