Loredana sjell këngën e re në bashkëpunim më reperen me famë ndërkombëtare

Loredana sjell këngën e re në bashkëpunim më reperen me famë ndërkombëtare

09:12, 25/09/2020
A+ Aa A-

Për këngëtaren Loredana, me sa duket, projektet nuk kanë të sosur.

Ajo pas një 'zhdukjeje' të përkohshme nga rrjetet sociale, u kthye me lajme të mira për një album të ri.

Ajo sapo ka publikuar këngën e parë të këtij albumi që do të vijë i plotë në Dhjetor.

“Checka” titullohet kënga, për të cilën Loredana ka bashkëpunuar me reperen e famshme nga Suedia, Amanda Delara.

Kjo këngë i dedikohet jetës luksoze që bëjën dy reperet e deri te suksesi që kanë arritur.

Sipas Loredanës, ky album që do të vijë në Dhjetor, do të tregojë jetën e saj gjatë këtyre 18 muajve të fundit dhe tekstet do të tregojnë një histori.

Epo, me sa duket, albumi do të jetë shumë interesant pasi jeta e Loredanës këto 18 muaj ka qenë plot me ngjarje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco