Me shenja në trup, Selena Gomez pozon me rrobabanjo: Jam krenare...

Me shenja në trup, Selena Gomez pozon me rrobabanjo: Jam krenare...

22:09, 24/09/2020
A+ Aa A-

Këngëtarja e njohur, Selena Gomez ka publikuar ditën e sotme një foto, ku shihet me rrobabanjo ngjyrë blu. 

Ajo duket mahnitëse, por xhiron e rrjetit po e bëjnë pikërisht fjalët e saj lidhur me pasojat dhe sikletin që ka kaluar pas transplantit të veshkave në 2017.

Këngëtarja thotë se pas transplantit të veshkave, ajo bëri të gjitha përpjekjet për të fshehur shenjat e ndërhyrjes në trup, madje vishej me rroba që mos të dukej asgjë, por tani jo më.

"Kur bëra transplantin e veshkave, mbaj mend që ishte shumë e vështirë që në fillim të tregoja shenjat që mbetën në trupin tim. Unë nuk doja që të dilja në foto, kështu që vishja gjëra që ta mbulonin shenjën.

Tani, më shumë se kurrë ndonjëherë, ndihem e sigurtë për atë që jam dhe në atë që kam kaluar … dhe jam krenar për këtë. T – Urime për atë që po bën për gratë, duke lançuar @lamariette mesazhi i së cilës është vetëm se … të gjithë trupat janë të bukur “.

Këngëtarja e hitit “Come and get it” iu nënshtrua një transplanti veshkash në verën e vitit 2017. Ajo ishte në prag të vdekjes, por shoqja e saj e ngushtë, Francia Raisa, i shpëtoi jetën, duke i dhuruar njërën nga veshkat.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco