Kopje apo frymëzim? Ylli publikon këngën e re, fansat e krahasojnë me The Weekend

Kopje apo frymëzim? Ylli publikon këngën e re, fansat e krahasojnë me The Weekend

21:44, 24/09/2020
A+ Aa A-

Yll Limani ka publikuar këngën e shumëpritur të titulluar “Buzët e kuqe” me rastin e 26 vjetorin e lindjes. 

Muzika dhe teksti janë punuar nga vetë këngëtari, ndërsa beat-i është realizim i BigBadBeats.

Në komentet në Youtube, vihen re vlerësime për projektin e ri të Yllit, por nuk mungojnë as komentet, të cilat e krahasojnë me “Blinding Lights” të The Weeknd. 

Disa e quajnë “versionin shqip të ‘Blinding Lights’”, disa e quajnë “copy paste”dhe “të vjedhur prej fillimit në fund”, ndërsa për të tjerë është “frymëzuar më shumë seç duhet nga The Weeknd”.

Për hir të së vërtetës, këngët kanë një lloj ngjashmërie. Nuk është çudi që Ylli të jetë frymëzuar nga The ëeeknd. “Buzët e kuqe” duket se është një risjellje e muzikës pop në vitet ’80, e cila frymëzohej nga ritmet disco dhe electronica. 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco