Baba për herë të dytë, aktori shqiptar zbulon emrin e veçantë të vogëlushes

Baba për herë të dytë, aktori shqiptar zbulon emrin e veçantë të vogëlushes

18:14, 24/09/2020
A+ Aa A-

Kryetari i Bashkisë së Ersekës, Erion Isai, është bërë baba për herë të dytë. Ka qënë vetë, Erioni që e ka bërë të ditur lajmin e buku, me anë të postimi në Instagram.

Aktori i njohur dhe bashkëshortja e tij kanë pritur vajzën e tyre të dytë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin e veçantë E’dua.

“U bëmë 4. Faleminderit Zot. Erdhi tek ne vajza e dytë. Quhet: E’dua. Përulem para Zotit për bekimin më të madh që më ka dhënë. Nga sot, shërbëtor i tre princeshave”, shkruan Erioni krahas fotos ku duket dora e vogëlushes.

Prej disa kohësh tashmë Isai nuk është më pjesë e skenës dhe ekranit, pasi u zgjodh kryetar Bashkie në Ersekë, ku dhe është shpërngulur së bashku me familjen e tij.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco