Kjo është arsyeja pse Kit Harington nuk do të luajë më një rol si Jon Snow

Kjo është arsyeja pse Kit Harington nuk do të luajë më një rol si Jon Snow

16:35, 24/09/2020
A+ Aa A-

Aktori Kit Harington, në një intervistë për 'Telegraph' tha se nuk do të luajë më role “heroike” të cilat janë stereotipe të kohërave të vjetra.

Kit shprehet se roli i Jon Snoë-it është një rol mashkullor të cilin bota s’duhet ta shohë më.

“Ndjej që burrat emocionalisht kanë një problem, një bllokim që ka ardhur që nga Lufta e Dytë Botërore, ka kaluar te gjyshërit, te babai dhe pastaj te djemtë. Ne nuk flasim për mënyrën si ndihemi, sepse tregon dobësi, sepse nuk është mashkullore.

Duke portretizuar një njeri të heshtuar, i cili nga ana tjetër ishte edhe karakter heroik, mendoj se jam kthyer mbrapsht dhe është një rol të cilin nuk dua ta luaj më. Është një rol mashkullor të cilin bota s’duhet ta shohë më.”

Edhe pse roli në “Game of Thrones” i solli një rritje në karriere, aktori ka treguar  vëmendja e tepërt nuk ndikoi mirë të ai. 

“Ishte një nga periudhat më të errëta të jetës sime. Papritur ti bëhesh qendra e vëmendjes në serial.

Është çorientuese, e çuditshme dhe e dëmshme në shumë mënyra,” u shpreh ai në një intervistë për Emmy Magazine.

Më tej, aktori shtoi se kishte përjetuar shumë stres dhe presion nga ndjekësit, familjarët dhe miqtë, të cilët e pyesnin nëse “ishte apo jo gjallë personazhi i tij”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco