A do të përfaqësojë sërish Qipron në 'Eurovision'? Ja vendimi që ka marrë Eleni Foureira

A do të përfaqësojë sërish Qipron në 'Eurovision'? Ja vendimi që ka marrë Eleni Foureira

16:12, 24/09/2020

Pak ditë më parë, qarkulluar zëra se artistja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira do të jetë e pranishme sërish në vitin 2021.

Por, mesa duket këngëtarja ka refuzuar mundësinë për të përfaqësuar Qipron në Rotterdam vitin e ardhshëm.

Këtë lajm e ka bërë të ditur gazetari Giannis Poulopulos në emisionin televiziv grek të mëngjesit ‘Eftychite’.

Ai zbuloi se një burim nga Panik Records – labeli i Eleni – konfirmoi se këngëtarja e “Fuego” nuk do të konkurronte në “Eurovision 2021”.

Burimi thekson se Eleni dëshiron të rikthehet në Eurovision, por vetëm kur gjërat të jenë më mirë në lidhje me coronavirusin dhe kur të ketë një shfaqje të rregullt të Eurovisionit.

Kujtojmë se Eleni Foreira përfaqësoi Qipron në “Eurovision 2018”, me këngën "Fuego".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco