Boris Johnson deklaron ditë të vështira për Anglinë, partnerja e tij bën pushime super luksoze

Boris Johnson deklaron ditë të vështira për Anglinë, partnerja e tij bën pushime super luksoze

13:34, 24/09/2020
A+ Aa A-

Ditë më parrë Kryeministri i Anglisë Boris Johson në fjalën e tij mbajtur në Parlament deklaroi se do të ndalonte tubimet, baret dhe restorantet do të mbyllen në orën 10 të darkës për gjashtë muaj e ardhshëm për shkak të gjendjes së krijuar nga COVID-19.

Por për partneren e tij Carrie Symonds siç duket nuk qenka kështu.

‘Zonja e parë’  angleze së bashku me vogëlushin Vilfredin kanë qëndruar në një nga hotelet më luksoze në Como ku një natë kushton 600 paund.

Pushuesit anglez që takuan Symonds thanë për Daily Mail se ajo shfaqej shumë e relaksuar sikur në botë nuk po ndodhë asgjë.

 Ndërkohë, kancelari Rishi Sunak do të paraqesë sot një sërë masash për të parandaluar krizën ekonomike, me rreth pesë milion njerëz  që janë të detyruar të punojnë nga shtëpia për shkak të katërfishimit të të infektuarëve me COVID-19  brenda një muaji.

E dashura e Kryeministrit, megjithatë, duket sikur nuk çan kokën ajo po shijon shëtitjet e qeta përgjatë shëtitores buzë liqenit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco