U.S.A 2020/ Mike Tyson voton për herë të parë në moshën 54 vjeçare

U.S.A 2020/ Mike Tyson voton për herë të parë në moshën 54 vjeçare

13:00, 24/09/2020
A+ Aa A-

Mike Tyson do të votojë për herë të parë në jetën e tij në moshën 54 vjeçare.

Njoftimin e dha vetë ish kampioni i boksit me anë të një postimi në Twitter.

‘Kjo do të jetë hera ë parë që unë do të votoj- shkroi ai për të vazhduar më tej.

‘Unë kurrë nuk e kam menduar se mund ta bëj atë për shkak të precedentëve të mi penal. Jam krenar që më në fund ja arrita’.

Tyson ishte privuar nga e drejta e votës pasi në 1992 ai u dënua me gjashtë vjet burg ndër krimet të tjera ishe dhe ai për përdhunim.

Ai u lirua pas tre vitesh burg.

Në SH.B.A rreth 6 milion votues nuk ishin në gjendje të votonin në 2016 për shkak të të dhënave të tyre kriminale.

Tyson do të jetë në gjendje të votojë sepse shteti i tij,Nevada, ka nënshkruar një ligj që rikthen të drejtën e votës për të dënuarit.

Ish - boksieri nuk përmendi preferencat e tij elektorale.

Sidoqoftë në zgjedhjet e vitit 2016 ai mbështeti presidentin aktual të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump.

 Trump dhe Tyson janë dy të njohur të vjetër.

Disa herë në vitet 1980, manjati i atëhershëm kishte promovuar ndeshjet e ish-kampionit të boksit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco