E pyesin se cili aktor puth më mirë, Sharon Stone zgjedh ikonën e Hollivudit

E pyesin se cili aktor puth më mirë, Sharon Stone zgjedh ikonën e Hollivudit

09:00, 24/09/2020
A+ Aa A-

Robert De Niro, fiton ‘Palmën e Artë’ si aktori më i mirë i puthjeve, të paktën sipas Sharon Stone .

Në një intervistë për emisionin 'Watch what Happens Live', aktorja 62-vjeçare u pyet se kush puthej më mirë dhe më keq në xhirime. 

“Robert De Niro  – tha aktorja pa u menduar gjatë – ishte puthja më e mirë. Ai ishte aktori që unë admiroja më shumë. Mbase sepse e vlerësoja maksimalisht për këtë aftësi të tij". 

Kujtojmë që  të dy ishin bashkë-yje në filmin Kazino të vitit 1995, drejtuar nga Martin Scorsese.

Ajo, gjithashtu shtoi, se të gjitha puthjet e tjera në skena  ishin shumë pak në krahasim me atë Robert De Niro-s.

Epo me sa duket, për Sharon Stone disa puthje nuk mund të harrohen kurrë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco