Wow! Arilena Ara pjesë e 'Milan Fashion Week'

Wow! Arilena Ara pjesë e 'Milan Fashion Week'

21:22, 23/09/2020
A+ Aa A-

Pandemia e COVID-19, ka ndryshuar mënyrën se si industria e modës po i qaset publikut me krijimet e reja. Javët e fundit, gjithçka është zhvilluar online.

“Milan Fashion Week” këtë vit i është lënë në dorë stilistes së famshme kineze, Sara Wong.

Nën moton “Për Gratë e Fuqishme”, Sara Wong ka ftuar 8 figurat (vajza dhe gra) ndërkombëtare më me influencë në botë për të interpretuar koleksionin e ri.

Mes 8 vajzave të përzgjedhura nga e gjithë bota ishte edhe Arilena Ara, e cila ka shkëlqyer, siç bën zakonisht.

Këngëtarja e mirënjohur flet për veshjen e saj, teksa duhet ta pranojmë se përzgjedhja e saj për të qenë pjesë e këtij kasti nuk është e rastësishme dhe sigurisht do i shërbejë edhe në të ardhmen.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco