Sharon Stone i habit të gjithë: De Niro është aktori që puth më mirë

Sharon Stone i habit të gjithë: De Niro është aktori që puth më mirë

20:31, 23/09/2020
A+ Aa A-

Aktorja e njohur, Sharon Stone, ka treguar se në karrierën e saj 40-vjeçare, Robert De Niro ka qenë aktori që ka puthur më mirë se kushdo tjetër.

Të dy, ishin në rolet e Ginger McKenna dhe Sam “Ace” Rothstein në filmin e vitit 1995, “Casino”.

Gjatë një interviste, Sharon shprehet se “Robert De Niro ka qenë padyshim aktori që ka puthur më i mirë”.

“Ai është aktori që e kam admiruar më së shumti… Thjesht doja të isha në gjendje të ulesha në një tavolinë me Robert De Niron dhe t’i mbaja emocionet.

Ndoshta për faktin se e vlerësoja aq shumë, momenti kur më puthi ishte kulmi i asaj që dëshiroja. Isha çmendurisht e dashuruar me të si aktore.

Ishte shumë përrallore, prandaj nuk mund ta krahasoj asgjë me atë moment. Të gjithë të tjerët ishin jo edhe aq”.

Në atë kohë filmi bëri shumë bujë në sajë të performancës së tyre dhe përmbajtjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco