Përfitoi miliona nga njohjet në Tinder, burgoset mashtruesja e varur nga bixhozi

Përfitoi miliona nga njohjet në Tinder, burgoset mashtruesja e varur nga bixhozi

19:27, 23/09/2020
A+ Aa A-

Një grua është dënuar me 4 vite e gjysmë burg, pasi mashtroi duke zhvatur më shumë se $500 000 nga njohjet e reja në rrjetin Tinder, për të kënaqur varësinë e saj nga bizhozi.

Australiania Jocelyn Zakhour nga Melbourne, fajësonte një nga viktimat, të cilit i kishte zhvatur më shumë se 700,000 dollarë australianë, se ishte shumë budalla që i besonte gënjeshtrat e saj.

Ajo jetonte pranë kazinosë Croën Casino në Melbourne, dhe bindte të njohurit e saj të rinj t’i jepnin shuma të mëdha parash për fermën e saj të boronicave, duke përdorur si shantazhin ashtu dhe taktika më të buta zhvatjeje.

41 vjeçarja shpërtheu në lot në sallën e gjyqit në Victoria kur u dënua me katër vite e gjysmë burg, nga të cilat dy vjet e tetë muaj pa të drejtë lirie me kusht.

Zakhour i kishte premtuar viktimës së saj të parë të mashtrimit një fitim prej 300 përqind para se ai t’i dorëzonte 723,700 dollarë.

Për të vijuar të kërkonte para, ajo i thoshte më tej se ferma e saj e boronicave ishte lidhur me prodhim ilegal cigaresh prandaj ai duhet të paguante pasi nuk e bënin ajo kërcënonte se do t’i lëndonte familjen.

E akuzuara i kishte dërguar viktimës së saj të parë 240 email-e, duke kërcënuar ish-gruan e tij, fëmijët dhe nënën, para se burri nisi të merrte para borxh për të vijuar pagesat ndaj saj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco