A e ka fituar Tom Hardy rolin e ‘James Bond-it'?

A e ka fituar Tom Hardy rolin e ‘James Bond-it'?

17:30, 23/09/2020
A+ Aa A-

Në mediat e huaja, përflitet prej disa ditësh që aktori Tom Hardy mund të jetë James Bond-i i ri, që do të zëvendësoi Daniel Craig.

Sipas spekulimeve, 43 vjeçari ka kaluar me sukses çdo audicion.

Të gjitha bastet mbi atë se kush do të jetë ‘Bondi’ i ri janë mbyllur, dhe aktori i filmit ‘Venom’ ka qënë një nga të preferuar për të marrë këtë rol.

Por mundësitë që Tom Hardy të jetë James Bond i ardhshëm janë të pakta.

Arsyeja kryesore lidhet me moshën. Tom është 43 vjeç. Duke marrë parasysh që ka zakonisht një ndërprerje katërvjeçare midis filmave, kjo gjë do të bënte që Hardy të ishte 47 vjeç kur të dilte filmi i tij i parë.

Nëse supozojmë se do të qëndrojë në film po aq gjatë sa Craig, Tom do të jetë në të 60-at e tij kur të dalë filmi i fundit.

Arsyeja e dytë lidhet me faktin se Tom Hardy është thjesht shumë i famshëm. Daniel Craig për shembull, ose Pierce Brosnan, nuk ishin fort të njohur kur u shpallën yjet e rinj të Bond.

Ka një qasje që aktori protagonist të jetë 007 dhe vetëm 007. Tom mund të jetë vërtet 007, por ai do të shfaqet edhe në teatër, edhe nëpër filma të tjerë, do të jetë pjesë e serialeve të ardhshëm. Pra, James Bond jo fort ekskluziv.

Tom ka qenë një nga favoritët për t'u bërë ‘007’ i radhës në vitet e fundit, dhe zërat kanë qarkulluar se ai do të futet në ‘këpucët’ e Craig, pas filmit të tij të pestë dhe të fundit, ‘No Time To Die’./ Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco