VIDEO/ U la në ‘arrest shtëpie’, Fjolla Morina rikthehet e lumtur në rrjetet sociale

VIDEO/ U la në ‘arrest shtëpie’, Fjolla Morina rikthehet e lumtur në rrjetet sociale

16:56, 23/09/2020
A+ Aa A-

Pas iu dha masa e arrestit një ditë më parë, këngëtarja e njohur Fjolla Morina duket se po i rikthehet jetës së saj.

Fjolla ka publikuar në Instagram disa video ku shihet së bashku me vajzën e saj të vogël Alayah.

Ajo shihet e grimuar dhe e buzëqeshur, duke lënë të kuptohet se po mundohet ta kalojë këtë periudhë të vështirë sa më lehtë.

Fjolla tashmë do jetojë në një shtëpi që do e marrë me qira pranë Gjykatës në qytetin e Kukësit.

Ajo u kap më 19 shtator në Pikën Kufitare të Morinës, me një armë zjarri pistoletë, një tjetër tip çakmaku dhe 23 fishekë.

Gjithashtu, Fjolla ka gënjyer edhe për shtatëzaninë, teksa gjinekologu që kishte bashkëpunuar në mashtrim u arratis për në Kosovë.

Por i çuditshëm është fakti që për dy djemtë, Fisnik Syla dhe Fitim Muji, të cilët shoqëronin Fjollën dhe nuk kishin gisht në armët që ajo posedonte, Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

Avokatja e Fjolla Morinës deklaroi ditën e djeshme se armët e gjetura në çantën e këngëtares nuk ishin armë zjarri, sepse njëra prej tyre ishte çakmak, ndërsa tjetra pistoletë për t’u mbrojtur nga qentë dhe kafshët e egra./Syri.net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco