Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Sophia Loren rikthehet në ekran, pas më shumë se 11 vitesh. Ja filmi ku do të luajë

Sophia Loren rikthehet në ekran, pas më shumë se 11 vitesh. Ja filmi ku do të luajë

16:40, 23/09/2020
A+ Aa A-

Ikona e kinematografisë italiane, Sophie Loren do të luaj një film artistik, pas më shumë se 11 vitesh shkëputje.

86 vjeçarja do të luajnë në një film dramë, në Netflix ‘The life Ahead’, që do drejtohet nga djali i saj, Edoardo Ponti.

Loren do të jetë në rolin e Madamë Rosa, një grua hebreje dhe një prej të mbijetuarve të Holokaustit, e cila ndihmon në rritjen e fëmijëve të prostitutave.

Duke folur për entuziazmin e saj në lidhje me projektin, ajo tha për Deadline: “Kur djali im më propozoi rolin, ishte një ëndërr e vërtetë”.

“Unë kapa menjëherë shansin për të arritur atë. Më pëlqente ta portretizoja zonjën Rosa. Ajo është e ashpër, është e brishtë, është një e mbijetuar. Në shumë mënyra ajo më kujton nënën time”.

Filmi i saj i fundit ishte filmi televiziv i vitit 2010 ‘My House Is Full of Mirrors’. Një vit më parë ajo bëri një përshtypje të madhe përballë Penelope Cruz dhe Nicole Kidman në filmin artistik Nine.

Aktorja ka fituar Oscarin e parë në 1961, për filmin ‘Two Women’ dhe një tjetër në 1991, për "një karrierë të pasur me shfaqje të paharrueshme që i ka shtuar shkëlqim të përhershëm formës së artit"./Syri.net/ 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco