Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Nuk ka lidhje me Arbenitën, ja pse Fero u ‘zhduk’ nga rrjetet sociale

Nuk ka lidhje me Arbenitën, ja pse Fero u ‘zhduk’ nga rrjetet sociale

16:00, 23/09/2020
A+ Aa A-

Fero u ‘zhduk’ nga rrjetet sociale, pas ndarjes së bujshme me Arbenita Ismajlin pak ditë më parë.

Reperi çaktivizoi llogarinë në Instagram, pa bërë më parë një lajmërimë, duke i lënë të gjithë fansat e tij kuriozë dhe në merak.

Një pjesë e fansave menduan se arsyeja e largimit të tij nga rrjetet sociale ishte Arbenita, e cila nuk i ndali thumbat për Feron gjatë këtyre ditëve në Instagram.

Por, “Prive” ka zbuluar se reperi ka të tjera arsye për këtë shkëputje të papritur.

Bëhet e ditur se Fero po punon për albumin e tij të ri, tek i cili është përkushtuar totalisht.

Zhdukja nga rrjetet sociale është një mënyrë e mirë marketingu për projektin e ri, që ka funksionuar tek thuajse të gjithë personazhet e showbiz-it.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco