Arbana Osmani ju jep fund dyshimeve se kush do ta prezantojë  “Dua të të bëj të lumtur”

Arbana Osmani ju jep fund dyshimeve se kush do ta prezantojë “Dua të të bëj të lumtur”

14:48, 23/09/2020
A+ Aa A-

Ndërkohë që pritet të nisë së shpejti sezoni i ri i “Dua të të bëj të lumtur” të shumta ishin dyshimet se kush do ta prezantojë emisionin, duke patur parasysh se moderatorja Arbana Osmani është në pritje të ëmbël.

Ishte vetë Arbana, ajo që lajmëroi ditën e sotme me anë të një postimi në Instagram, se sezoni i ri do të nisë shumë shpejt duke iu kërkuar ndjekësve të dërgojnë historitë personale në adresat përkatëse.

Moderatorja gjithashtu ju dha mundësinë ndjekësve të bënin pyetjet e tyre në lidhje me emisionin.

Një nga pyetjet më pikante ishte dhe pyetja e mëposhtme:

 “Do prezantosh ti sërish apo do merresh me bebushin? Ps: Je një mami shumë cute!”- i shkruan një ndjekëse.

 “Do ta prezantoj unë, nëse shkon çdo gjë mirë”- i përgjigjet Arbana duke na treguar që dhe këtë vit ajo do të jetë moderatore e emisionit.

Kujtojmë që Arbana është në muajt e fundit të pritjes së ëmbël.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco